martedì 30 settembre 2008

Ismail Kadare: Esenca e strategjisë serbe kundër shqiptarëve ishte feja e tyre


Kadare: Esenca e strategjisë serbe kundër shqiptarëve ishte feja e tyre
Në një intervistë për gazetën kroate “Globus”, shkrimtari më i njohur shqiptar, Ismail Kadare, duke vështruar situatën në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë, ka deklaruar se shqiptarët kanë qenë një popull i huaj për Serbinë. Ata nuk kishin asgjë të përbashkët me kulturën serbe. Shqiptarët kanë një gjuhë dhe një kulturë tjetër dhe për shumë vjet ata kanë qenë të shtrënguar të jetojnë nën administrimin serb.

Kjo ishte situatë absurde dhe tragjike.Esenca e strategjisë serbe kundër shqiptarëve ishte feja e tyre.
Është e vërtetë se Evropa e krishterë kishte mbështetur serbët ortodoksë kundër shqiptarëve të besimit islam.
Ata bënë gjithçka mundën që përkatësia myslimane e shqiptarëve të shquhej sa më shumë. Kjo arrihej duke e shoqëruar dhe duke minimizuar, fenë burimore të shqiptarëve, krishterimin.
Në të vërtetë, as Evropa, as Shetet e bashkuara nuk ranë në këtë grackë barbare, duke arritur një fitore të Perëndimit, e cila nuk i trimëroi kriminelët serbë, dhe shpëtoi ndërgjegjen e krishterimit evropian nga një njollë e rëndë. Ky akt emancipues evro-amerikan do të vlerësohet me konsekuenca pozitive në raportet e Perëndimit aktual me tërë botëm islame. Nuk mund të përjashtohet fakti që burimi i këtij akti të jetë vetë populli shqiptar, ky popull që mund të kritikohet për shumë gjëra por nuk mund të lihet anash lavdërimi për një arsye të mrekullueshme, për tolerancën fetare.
Shqiptarët kanë tri fe, fenë katolike, islame dhe fenë ortodokse.
E popujt autentikë të Ballkanit çfarë janë?
Ata mund të kundërshtohen për të gjitha motivet, por jo për religjionin. Kjo shëmbëlltyrë e qytetërimeve rezulton përgjithësisht me bezdinë antishqiptare të serbëve, prandaj ata kanë përdorë tërë forcën e mundshme për ta përçarë.
( Shënimin në gjuhën italiane e ka dërguar Orazio Vasta)
***********
§§§§§§§§§§§§



Nessun commento: